Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është duke votuar në Qendrën e Votimit 1907E përkatësisht në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Pas votimit, ajo do të japë deklaratë për medie rreth fillimit të procesit zgjedhor.
Rikujtojmë se KQZ, në Qendrën Mediale deri në mbylljen e këtij procesi do të mbajë katër konferenca për medie.
“Në ora 8:00 mbahet konferenca e parë, e dyta në 11:30, e treta në 15:30 dhe e katërta në ora 20:00.”
Sot, qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet lokale për kryetar dhe kuvende komunale, në 38 komuna të Kosovës.
Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.
Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës./arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...