Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.
Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Kreu i KQZ-së është edhe një ndër personat e parë që votuan në këto zgjedhje lokale.
“Unë dhe bashkëshortja ime e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. Qendra e votimit është hapë në ora 07:00 dhe i gjithë procesi shkoi në rregull”.
“Ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Po ashtu ftojë të gjithë partitë politike që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Radoniqi.
Radoniqi mes tjerash në deklarimin e tij për media pas votimit u urojë suksese të gjithë kandidatëve për kryetarë komune dhe asmbleistë.
Tutje Radoniqi bëri të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale do të bëhen publike para mesnatës./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor