Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka votuar sot në orën 10:00, në shkollën fillore “Esat Mekuli”, në fshatin Dobratin.
Në mungesë të bashkëshortes, e cila i ka ndërruar jetë vite më parë nga një sëmundje e rëndëzgj, ai ka votuar së bashku me djalin e tij të madh, Flamurin.
Pas hedhjes së votës së tij, Fetahu ka thënë̈ se këto janë̈ zgjedhjet më të rëndësishme për komunën e Podujevës dhe ka ftuar të gjithë̈ llapjanët që të marrin pjesë në votim.
“Zgjedhjet lokale janë̈ më të rëndësishme se ato nacionale. Këto zgjedhje, na prekin direkt ne që jetojmë në këtë komunë. Janë zgjedhje për mirëqenien tonë, për punësimin e qytetarëve tanë, për përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit tanë̈ e mbështetjen e sipërmarrësve. Janë zgjedhje të cilat vendosin për të rinjtë, gratë, të moshuarit e kategoritë e luftës dhe të gjithë së bashku”
“Unë jam i bindur që asnjëra nga këto kategori nuk janë të kënaqura me këto 20 vjet se si është sjellë pushteti ndaj tyre. Prandaj, unë ftoj të gjitha këto kategori, të gjithë qytetarët llapjanë, që sot të dalin në mënyrë̈ sa më masive në zgjedhje dhe të bëjnë ndryshimin e vërtetë i cili do të përmirësoj rrënjësisht jetën e tyre”, ka thënë Naim Fetahu./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...