Ka votuar edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar në Mitrovicën Veriore, Florent Azemi.
Ai, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të dalin në votim.
Azemi, pohoi se në këto zgjedhje pret një proces të lirë dhe demokratik.
“U bëjë thirrje qytetarëve që të dalin një numër sa më i madh i tyre në votim. Çka është me rëndësi, është që ky proces me qenë i lirë dhe demokratik. Po besojmë dhe po shpresojmë që ka me shku gjithçka mirë”, u shpreh Azemi.
Sipas tij, deri tani nuk është vërejtur ndonjë parregullsi në vendvotime.
“Deri tani nuk kemi pasur diçka vërejtje, procesi po rrjedh mirë, është qetë dhe në rregull”, tha ai.
Ndryshe, deri tani kanë votuar tre kandidatët për kryetar të Mitrovicës Veriore, kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës Veriore, Milan Radojoviq, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq si dhe kandidati i PDK-së, Florent Azemi.
Qytetarët e Mitrovicës Veriore sot do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre për një mandat një vjeçare./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...