Qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar të Serbisë janë hapur me kohë në veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Fillimisht nuk vërehej numri i madh i votuesve, megjithatë rreth orës 08:00, vërehet një interesim më i madh i qytetarëve. Ata iu kanë përgjigjur zgjedhjeve serbe me shpresën për një jetë më të mirë. Kështu thotë edhe Dragisha Kostiq.
“Pres zgjedhje ferr dhe qytetarët të dalin në numër sa më të madh.. të fitojë kush është më i miri.. shpresoj në jetë më të mirë sepse gjithmonë zgjedhjet sjellin diçka të mirë”, tha ai.
Ndërkohë, në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në veri të Mitrovicës, ka votuar edhe kryetar i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç.
“Dalja në numër të madh e qytetarëve që në orët e hershme të mëngjesit ka qenë e pritur dhe jo vetëm e mitrovicasve, por edhe të e tjerëve gjithandej Kosovës. Shfrytëzoj rastin të ftoj bashkëqytetarët të shfrytëzojnë këtë mot të mirë sot, që me familjarët dhe shokët e tyre të dalin në vendvotime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre. Serbia që sot do ta kuptojë kryetarin e saj, ndërkaq prej nesër do të fillojmë më shpejtë dhe më fortë në fitore të reja”, tha Rakiq.
Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës 11, Zveçan 7, Zubin Potok 7 dhe në Leposaviq 5 vendvotime.
Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15.137 persona.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...