Votojnë edhe të burgosurat në Lipjan

12:03 | 14 Shkurt 2021
V. S.

14 shkurti e gjen Kosovën duke votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë një milion e 800 mijë qytetarë.

Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në 888 Qendra të Votimit, në gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Të drejtën e tyre kushtetuese për votim janë duke e ushtruar edhe femrat e burgosura në Burgun e Lipjanit.

“Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës. Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan” thuhet në kumtesën e SHKK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme