Votohet projektbuxheti për vitin 2021

09:17 | 30 Tetor 2020
M. A.

Është votuar projektbuxheti për vitin 2021 i cili pritet të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Projekbuxheti është votuar nga i gjithë kabineti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ky dikaster ka hartuar buxhetin për vitin 2021 me pasiguri të mëdha, shkaku i pandemisë, derisa ka treguar se fokusi kryesor i kësaj ministrie ka qenë rimëkëmbja ekonomike.

“Ky dokument reflekton synimet kyçe të ministrisë, që janë situata me pandeminë dhe rimëkëmbja”, tha ministrja, duke treguar se Kosova do të përballet me rënie ekonomike.

“Ekonomia pritet të tkurret mbi 6.7%, efekti negativ i pandemisë mendohet që ka arritur kulmin. Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik mbi 5.3%. Megjithatë, parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta, skenari varet nga faktorët mbi shëndetin publik. Kontributi kryesor pritet të vjen nga eksporti”, ka thënë ajo.

Gjatë diskutimit në ekzekutiv, disa prej ministrave kanë pasur kritika për projektbuxhetin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme