Votohet platforma për dialog me Serbinë

17:05 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Me 61 vota pro është miratuar Platforma për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nga 61 deputetë, 58 kanë votuar pro në mënyrë elektronike ndërsa 3 kanë votuar me dorë, shkruan arbresh.info.

“58 vota në mënyrë elektronike plus 3 vota me dorë, dhe një abstenim. Do të thotë me 61 vota për Kuvendi ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtaren gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme