Edhe pse në situate të tensionuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Ligjin për çmimin e produkteve medicionale.
Lidhur me këtë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka falënderuar deputetët të cilët sipas tij, me përkushtim kanë punuar që ky Ligj të bëhet realitet sot, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Vitia theksoi se me këtë Ligj na pret një epokë e re për ta mbrojtur secilin nga abuzimet e çmimit të barnave.
Postimi i plotë i Vitisë:
Të nderuar qytetarë,
Sot Kuvendi i Republikës votoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Falemnderime të gjithë deputetëve të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.
Të dashur qytetarë,
Me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave.
Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë.
Urime!/Arbresh.info/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...