Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg.
Kuvendi i Kosovës këtë sesion e ka vlerësuar me rëndësi historike për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan Arbresh.info.
“Këtë javë, nga 15-19 prill 2024 po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Strazburg. Tema e rëndësishme e këtij sesioni të APKE do të jetë debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”, thuhet në njoftim.
“Sot, me 16 prill 2024, në pjesën e sesionit të pasdites, do të zhvillohet debati për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”, thuhet tutje.
Në këtë sesion, marrin pjesë anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APKE, Saranda Bogujevci, kryesuese, Arben Gashi dhe Enis Kervan, anëtarë, si dhe Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, zëvendësanëtarë.
Në APKE po qëndron edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dhe Zv. Kryeministrja, Donika Gërvalla dhe Zv. Ministri i MPJD, Kreshnik Ahmeti.
Kuvendi bën të ditur se në sesion, fillimisht, raportuesja për Kosovën, Theodora Bakoyannis, do ta prezantojë raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës për anëtarësim dhe mepastaj do t’i jepet fjala anëtarëve të tjerë, përfshirë anëtarët e delagacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE.
“Pas debatit, raporti do të hidhet në votim ku kërkohen 2/3 e votave për miratim dhe më pas do t’i përcillet Komitetit të Ministrave për votim. Komiteti i Ministrave do të mbahet me 16-17 maj 2024.”, thuhet në njoftim.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022./Arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA