Në ditën kur është caktuar të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, përkundër thirrjeve që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u bëri deputetëve të mos e lëshojnë Kosovën në kohën kur duhet të miratohet demarkacioni, kjo nuk ka ndodhur.
Një grup i deputetëve nga Komisioni për Administratë Lokale dhe Media, kanë qëndruar për vizitë në Mal të Zi në takime zyrtare siç kanë thënë ata të planifikuara më parë.
Mirëpo, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një orë vonesë, dhe këta deputetë nuk kanë qenë të pranishëm.
Për këtë ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është në pritje të ardhjes së këtij grupi të deputetëve nga Mali i Zi.
Në mesin e këtyre deputetëve që po mungojnë janë Arban Abrashi dhe Imet Rrahmani nga LDK, Milaim Zeka nga Nisma, Nait Hasani nga PDK, Rasim Selmanaj nga AAK , Fisnik Ismaili dhe Valon Ramadani nga Vetëvendosje dhe Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+.
Telegrafi ka kontaktuar me deputetin Rasim Selmanaj i cili ka thënë se janë rrugës duke ardhur, mirëpo nuk ka treguar saktësisht se ku gjenden dhe kur pritet të arrijnë në Prishtinë.
“Jemi rrugës afër kufirit”, ka thënë Selmanaj.
Ndryshe edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë për Telegrafin se kryeparlamentari Veseli nuk duhet të caktojë seanca pa konsultimin me deputetët e Kuvendit.
“Kadri Veseli ka qenë dashur të konsultohet me deputetët e Kuvendit për caktimin e seancës, e jo të veprojë krye në vete, pasi që ne kemi agjendat tona të caktuara më parë”, ka thënë Zeka.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...