Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që aplikuesit nga jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, por të cilët akoma nuk janë telefonuar për verifikim nga KQZ-ja, të përfshihen në listë votuese.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave që kanë aplikuar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100.Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt, ndërsa falënderoi diasporën për interesimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Gjithashtu, ajo falënderoi mërgatën për mirëkuptimin e tyre për punën e KQZ-së në afat kaq të shkurtër kohor. Daka bëri të ditur se më shumë se 80 mijë persona janë lajmëruar në telefon, por e drejta e votës nuk do t’i mohohet askujt, as atyre që nuk janë lajmëruar në telefon, raporton EO.
Ndërsa, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi ka thënë se KQZ-ja s’ka mundur të respektoj afatet e veta për certifikim të listës dhe s’ka mundur të respektoj afatin për votim.
Daka në replikën ndaj Kurteshit ka thënë se KQZ-ja s’ka shkelur afatet ligjore pasi sipas saj aprovimi i listës së votueseve sipas planit operacional ka qenë e paraparë më 2 shkurt.
Burim Ahmetaj, kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pas publikimit të listës së votueseve të gjithë ata që s’e kanë emrin në listën e votueseve mund të përdorin të drejtat për ankesë.
Me shumicë votash është miratuar lista e votueseve jashtë vendit. Ndërsa s’ka kaluar propozimi i Kurteshit për zgjatje të afatit për votim jashtë vendit.Ai ka propozuar që të shtyhet afati për votim nga jashtë vendit.
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...