Votat me kusht në Gjilan: Hyseni para Hazirit

19:41 | 26 Tetor 2021
F.T

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në disa komuna tashmë ka përfunduar procesi dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.

Tashmë janë numëruar votat me kusht edhe në komunën e Gjilanit.

Nga këto vota prin kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka marrë më së shumti vota (228),

Pas tij është kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, me 184 vota.

E treta është kandidatja e LDK-së, Leonora Morina-Bunjaku, me 51 vota. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme