Votat me kusht karakteristikë e vendeve jodemokratike, kërkohet të hiqen

07:57 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Është diskutuar shumë, por asnjëherë nuk pati një vendim në lidhje me heqjen e mundësisë së votimit me kusht.

Kosova si vend i ri, i sapodalë nga lufta, në mungesë të infrastrukturës së duhur instaloi votën me kusht në procese elektorale.

Tash e 20 vjet, pavarësisht investimeve infrastrukturore, kjo formë e votimit vazhdon të jetë valide në vendin tonë, shkruan arbresh.info.

Sipas njohësve të proceseve elektorale, kjo mënyrë e votimit ekziston vetëm tek vendet jo të zhvilluara dhe jo demokratike.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë për arbresh.info se ky kjo formë e votimit duhet të hiqet, për shkak të mundësisë së manipulimit.

“Në vendet ku nuk ka evidenca të saktë ndodh kjo përndryshe votimi më kusht nuk është të shoqëritë e konsoliduam dhe demokratike pra ky votim duhet të hiqet. Nga votimet me kusht mundet të votohet edhe nga dy apo tri herë pasi që mund të votojnë më kushte dhe të votojnë edhe ne vendin ku ishte dashur të votoj. Pasojat e votave me kusht janë këto se mund të keqpërdoret dhe të rivotohet në një vend dy apo edhe në tri vende të ndryshme. Nuk i kemi institucionet që nuk funksionojnë siç duhet”, vlerëson Baraliu.

Se votimet më kusht nuk ishte dashur më të jenë në Kosovë e thotë edhe njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani.

Ndërsa shton se ndonëse heqja e kësaj mënyra të votimit është diskutuar një gjë e tillë ka mbetur vetëm në fjalë.

“Votimi me kusht nuk është i nevojshëm. Ne rajon nuk ka një votim te tille, nuk ka pas shumë votime me kusht. Është diskutuar në tentativën e fundit për reforma që të tërhiqet. por siç e dini ajo tentative për reformim të sistemit zgjedhor ka dështuar”, deklaron Burjani.

Votimi me kusht është vendosur nga UNMIK-u për shkak se menjëherë pas luftës kishte shumë persona të zhvendosur anë e kënd Kosovës. Me kalimin e viteve ky votim është keqpërdor dhe sot ka mbetur si i tillë. KQZ ka verifikuar gjithmonë votën me kusht. Është diskutuar shumë herë që të  tërhiqet votimi i tillë.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale mbahen me gjashtë tetor, ku kandidatë për kryeministër janë pesë figura politike./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme