Google ADS

Votat e pavlefshme, kërkohet përmirësimi i dizajnit të fletëvotimeve

11:32 | 24 Janar 2020
Arbresh.info

Mbi 4% e votave ishin shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë me 6 tetor.

E këtë shqetësim e ka ngritur edhe Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Në raportin final mbi zgjedhjet e parakohshme në Kosovë thuhet se pavarësisht se numri i votave të pavlefshme është më i vogël sesa në zgjedhjet e vitit 2017 prapë mbetet i lartë.

“Edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i ulët se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017, ai përsëri mbetet i lartë rreth 4%”, thuhet në raporti.

Gjithashtu në rekomandim kërkohet që të përmirësohet dizajni i fletëvotimit.

“Të përmirësohet dizajni i fletëvotimit për zgjedhjet parlamentare për ta bërë më lehtë të kuptueshëm për votuesit dhe të rritet ndjeshëm edukimi i votueseve përpara çfarëdo zgjedhjeve duke përqendruar në trevat ku numri i votave të pavlefshme është tradicionalisht lartë”, thuhet më tuje në raport./arbresh.info/

 

BE: Parregullsitë në zgjedhje filluan me numërimin e votave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme