Vota për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ishte votë opozitare. Ndonëse u tha se ky subjekt, i vetëm në garë, ka përfituar nga koalicionet parazgjedhore, këtë e hedh poshtë deputeti i ri i këtij Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
Ai në Rubikon të KTV-së fitoren i atribuoi votuesve të rinj, atyre që votuan këtë vit për herë të parë.
Votat e Vetëvendosjes u rritën edhe nga votuesit e PDK-së e LDK-së ndërsa sipas Molliqajt, nuk përfituan thuajse asnjë votë nga ata të AAK-së e Nismës.
“Nuk besoj që kemi korr shumë votë opozitare qysh po mendojnë ata. Burimet kryesore janë te votuesi që ka votuar për herë të parë. Llogaritet që rreth 50.000 kanë marrë pjesë në votim prej këtij grupi dhe një pjesë e madhe prej tyre e ka votu Vetëvendosjen. E dyta është mërgata, dhe jo vetëm ajo që ka ardhur prej postës. Ka pas pjesëmarrje të madhe fizike të mërgatës në Kosovë. Kategoria e tretë është votuesi i PDK-së dhe LDK-së. Ne nuk kemi marrë thuajse fare prej AAK-së e NISMA-s”, ka thënë Molliqaj.
“Ndryshimi elektoral ka ndodh në vitin 2016 dhe jo 2017”.
Vendimi për votim të LVV-së, Molliqaj thotë ishte i vështirë mirëpo qytetarët prapë e bën atë.
Ai tha se në një vend ku blihet vota, ku ka korrupsion e krim të organizuar, qytetari vendosi ta votojë Vetëvendosjen.
“Është treguar që populli edhe din edhe do veç ndonjëherë i duhet kohë më shumë”./arbresh.info/
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...