Nga rezultatet e zgjedhjet lokale të 22 tetorit komuna e Prishtinës tashmë shkon edhe në balotazh, ku për të parin e kryeqytetit do të garojnë Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mirëpo, ende nuk është formalizuar ndonjë koalicion mes partive politike për të dalë në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar të Prishtinës.
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Bujar Cakolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vota e Partisë Demokratike të Kosovës ka peshë për kryeqytetin.
“Jemi duke rirreshtuar ende emocionet nga ky rezultat, megjithatë vota jonë ka pasur, ka dhe do të ketë peshë në Prishtinë. Pa votën tonë, pa PDK-në nuk do të lëvizë asgjë e mirë për Prishtinën. Sigurisht se jemi shumë të përkushtuar për më të mirën e Prishtinës dhe qytetarëve tanë, besimit ndaj nesh”, theksoi Cakolli.
Cakolli po ashtu tha se PDK-ja e do Prishtinën ndryshe, e jo me qeverisje të ‘qullët’.
“Ne e duam Prishtinën më të pastër, më të sigurt, të mundësive të barabarta, të begatë dhe me jetë të organizuar për qytetarët. E duam Prishtinën ndryshe. Ndryshe nga qeverisja e qullët, nga punësimet e paligjshme, qeverisje me ekskluzivitet e jo me ligj. Prishtina do bërë ndryshe”, tha ndër të tjera sekretari PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli.
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...