Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për Trepçën para gati 8 muajve, por gjatë tërë kësaj kohe kombinatit xehetaro-metalurgjik nuk e ka zgjedhur bordin mbikëqyrës që më pas do ta përzgjidhte edhe bordin menaxhues si struktura më e lartë e udhëheqjes së Trepçës.
Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, kombinati ka mbetur peng i kësaj çështjeje.
Enver Hoti nga Nisma ka bërë me dije se si anëtari i komisionit për zhvillim ekonomik disa herë e ka ngritur këtë shqetësim.
Në anën tjetër, në ministrinë e zhvillimit ekono0mik bëjnë me dije se tashmë janë marrë hapa në këtë drejtim, njofton Klan Kosova
Ndërkaq, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Valentin Toçi, i ka thënë televizionit se janë duke punuar në drejtim të shpalljes së konkursit por nuk ka dhënë afat kohorë se kur pritet të përfundoi ky proces.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...