Universiteti i Prishtinës në faqen e vet zyrtare ka publikuar njoftimin për programet në të cilat do të pranojë studentë derisa ka dhënë informacione se cilat nga to kanë akreditim e cilat janë në pritje të akreditimit.
Në fakt ky njoftim i UP-së është bërë në vend të konkursit për rekrutim të studentëve të rinj që ky institucion zakonisht e shpall në këtë periudhë.
Shkak i vonesës se konkursit për vitin akademik 2021-2022 është Agjencia e Kosovës për Akreditim e cila ende nuk ka marrë vendim për programet që u kishte skaduar akreditimi
Megjithatë bordi i AKA-së pritet të takohet më 27 korrik.
Sipas planifikimit Universiteti “Hasan Prishtina” këtë vit pritet të pranojë rreth 6 mijë studentë në 10 njësi akademike./KlanKosova/
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton