Pavarësisht paralajmërimeve se këtë vit do të miratohen ligjet për ushtrinë e Kosovës, kjo rrezikon të mos ndodhë për shkak të vonesave që pritet të dalin gjatë shqyrtimit të tyre nëpër komisionet parlamentare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Megjithëse tri projektligjet që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtarak janë miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës pritet që Kosova të mos bëhet me ushtri gjatë këtij viti, kjo për shkak se paralajmërohen vonesa deri te miratimi i këtyre projektligjeve.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion thonë se procedurat e shqyrtimit të projektligjeve në komisione, si dhe diskutimi i tyre në debate publike mund të zgjasë deri në dy muaj, prandaj shprehen skeptikë se këto projektligje do të dalin në seancë gjatë këtij viti.
Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Sami Kurteshi, është shprehur skeptik se leximi i dytë i Projektligjit për FSK-në mund të shkojë në këtë komision gjatë muajit nëntor.
“Është amendamentimi, diskutimi, debati publik dhe pastaj vjen leximi i dytë, i cili mendoj se vjen brenda e dy-tre muajve”, ka thënë Kurteshi për gazetën “Zëri”.
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup