Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vonesat në përfundimin e asfaltimit të rrugës Mitrovicë-Prishtinë dhe Podujevë.
Ai tha se vonesat në përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë apo anasjelltas, nuk janë problem politik, por janë pasojë e mospërgatitjeve të duhura që janë bërë dikur kur ka filluar të shtrohet rruga, raporton arbresh.info.
“Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt të përfundoj ajo rrugë, sepse është numër i vogël i kilometrave për kohëzgjatjen që merr për të udhëtuar nga Prishtina në Mitrovicë dhe anasjelltas dhe nuk ka pengesa politike, por veçse pronësore dhe kadastrale”, u shpreh Kurti.
Kurti tha se vonesat në përfundimin e asfaltimit të rrugës ka edhe në rrugë të tjera, përfshirë edhe atë me Podujevë.
“Këtë problem nuk e kemi vetëm me këtë rrugë, e kemi edhe nëpër rrugë të tjera, përfshirë edhe atë me Podujevën, ku fillon shtrimi i asfaltit pa u bërë sqarimet e hollësishme për të gjitha pronat”, tha Kurti në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë.
Si pasojë e kësaj, Kurti thotë se krijohen vonesa të jashtëzakonshme, sepse nuk është kryer puna paraprakisht.
Fazat e ndërtimit të një rruge, sipas tij nuk kanë qenë të qarta, janë ngatërruar hapat dhe tash kanë pasojë këto vonesa.
Kurti tha se kjo është një trashëgimi me të cilën po përballet tash qeveria e tij, duke shtuar se po e bëjnë më të mirën e mundshme për të përfunduar sa më shpejt shtrimi i këtyre rrugëve.
“Pa u bërë komplet planifikimi, duke përfshirë edhe qartësinë deri në hollësi të shpronësimeve, është shtruar asfalti dhe më pastaj nuk ka mundur të shtrohet më tej rruga, pasi janë shfaqur probleme të mëvonshme të cilat është dashur të sqarohen në fillim”.
Nuk ka punë të kryera nga asnjë operator ekonomik, të cilët nuk janë paguar. Ka punë të pakryera të cilat nuk mund të paguhen sepse janë të pakryera./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...