Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore të Prishtinës, është i vetmi institucion i drejtësisë që trajton lëndët e krimit ekonomik. Por, në të punojnë vetëm 4 gjyqtarë, dhe për momentin janë duke pritur mbi një mijë lëndë për t’u zgjidhur. Ministria e Drejtësisë po mendon të bëjë reforma në këtë drejtim, përderisa bizneset po ankohen për vonesa në ndarje të drejtësisë.
Që nga viti 2013, kur është bërë reforma e fundit në sistemin e drejtësisë, Departamentit për Çështje Ekonomike pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, është i vetmi mekanizëm që ndanë drejtësi për lëndët e natyrës ekonomike, në të gjithë Kosovën.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, nëpërmjet një e-maili, ka treguar për Radio Kosovën se në këtë departament punojnë vetëm katër gjyqtarë, e të cilët 2018-tën e kanë filluar me 1 mijë e 124 lëndë të pa zgjidhura.
Por, me qëllim që bizneset të marrin më shpejtë drejtësi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ditë më parë, në një takim me biznese, ka premtuar reformim të drejtësisë, në të mirë të bizneseve.
“Një komponentë e rëndësishme të cilën Ministria e Drejtësisë ka vendosur ta ketë në rishikim është drejtësia në fushën biznesore. Këtë reformë jam i interesuar ta bëjë me ju, duke dëgjuar edhe hallet edhe problemet me të cilat ju ballafaqoheni. Po tentojmë ta rregullojmë sistemin, në mënyrë që drejtësia me qenë ajo që lehtëson punën e bizneseve, e jo me qenë barrë për bizneset”, tha Tahiri.
Për vonesa në ndarjen e drejtësisë, ankohet edhe Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ai thotë për Radio Kosovën se është i nevojshme reformimi dhe krijimi i një institucioni që do t’i mbrojë bizneset.
“Është nevojë imediate që një njësi, apo një format që ekskluzivisht do të merrej me trajtimin e çështjeve komerciale, të përfshihet në hierarkinë e sistemit gjyqësor, në mënyrë që të kemi arsye që kur t’u drejtohemi bizneseve tona me i rritë investimet dhe kur ftojmë investitorët e huaj të investojnë në Kosovë, t’u tregojmë që ne jemi në gjendje edhe t’i mbrojmë”, thksoi Berat Rukiqi.
Përderisa bizneset ankohen se po presin me vite drejtësi, Ministria e Drejtësisë planifikon që në të ardhmen të hapë departamente të tilla edhe në gjashtë qendrat më të mëdha të vendit ose të krijojë një gjykatë ekonomike, në mënyrë që bizneset të mos presin kaq gjatë./Radio Kosova/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...