Ndonëse kanë kaluar 100 ditë të qeverisjes së Kryeministrit Avdullah Hoti, ky i fundit ende nuk i ka shpalosur të arriturat, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.
E, Xhavit Beqiri këshilltar politik i kryeministrit Avdullah Hoti tha se shumë shpejtë Hoti do ta shpalosë punën e tij.
“Shumë shpejt Kryeministri do të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes”, ka thënë Beqiri për arbresh.info.
Portali arbresh.info merr vesh nga burime brenda ekzekutivit se vonesat e raporteve nga ministrat kanë shtyrë edhe raportimin e Hotit për 100 ditëshin.
“Ministrat nuk po ja sjellin raportet, disa prej tyre thonë se ende s’i kanë përfundu”, është shprehur ky burim.
Por, njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se është primare që Kuvendi dhe qytetarët të informohen për 100 ditshin e punës.
Analisti politik Faton Abdullahu, vlerëson se kjo Qeveri po faktorizohet në Uashington dhe Bruksel, dhe po i mbulon të metat dhe gabimet që i ka këtu.
“Atë që se ka fituar me vota dhe që s’po mundet me mbajt me punë po e faktorizon vetën në Uashington gjë që s’do të duhej të ishte kështu”, vlerëson Abdullahu
Ndërsa, analisti politik Fatmir Sheholli konsideron se është primare që Kuvendi dhe qytetarët të informohen për 100 ditshin e punës.
“Besoj që kryeministri Hoti duhet ta kuptojë se qeveria qe udhëheq ai ka probleme serioze me paraqitjen e shumicës në Kuvend dhe kjo të shpie të mendosh se zgjedhjet i kemi afër”, thotë Sheholli.
Më 3 qershor 2020, Parlamenti i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim, votoi qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pjesë e koalicionit të ri që përbën një shumicë të re parlamentare, janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe, duke e lënë kështu në opozitë Lëvizjen Vetëvendosje që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. /A.Zeka/arbresh.info/
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns