Vonesa e formimit të institucioneve në vend po ndikon edhe në aspektin ekonomik. Fadil Osmani eksperti i ekonomisë tha për Radio Kosovën se bllokada politike aktuale, e cila po shprehet me vonesën e themelimit të institucioneve të reja, ka ndikim të madh negative sidomos në fushën e investimeve të huaja. Ai tha se Qeveria duhet të formohet sa më shpejt pasi sipas tij çdo vonesë në këtë drejtim, mund t’i kushtojë vendit.
Fadil Osmani eksperti i ekonomisë tha për Radio Kosovën se bllokada politike aktuale, e cila po shprehet me vonesën e themelimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ka ndikim të madh në zhvillimin ekonomik, sidomos në fushën e investimeve të huaja:“Këto bllokada politike natyrisht që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik e veçanërisht në investime të huaja në vendin tonë. Bllokada politike në përgjithësi ndikon drejtpërdrejt tek investitorët e huaj, të cilët për shkak të krizës politike, hezitojnë dhe janë skeptikë për të investuar në Kosovë. Prandaj, ata që merren me politika makroekonomike në vendin tone, duhet t’i kushtojnë shumë rendësi trendëve politike, sepse trendët politike ndikojnë në mënyrë indirekte edhe në zhvillimin ekonomik edhe në investimet e huaja në vend”.
Ndërkaq, edhe analisti i ekonomisë Jakup Bellaqa ndan mendimin e njëjtë se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës ka ndikim negativ në trendet e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Sigurisht se do të ndikojë në aspektin ekonomik për shkak se ekonomia e Kosovës është ende e brishtë, ka papunësi të madhe, dhe mungesë të investimeve të huaja”.Analistët dhe ekspertët e ekonomisë apelojnë ndërkaq tek politikanët që të tejkalojnë të gjitha pengesat në mënyrë që formimi i institucioneve si është Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës të bëhet sa më shpejt pasi vetëm kështu mund të vazhdohet me proceset poezive të zhvillimit ekonomik. Çdo vonesë në këtë drejtim mund ti kushtojë vendit, thonë ata.
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...