Vonesat e certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor, nga analistët politik po shihet si e dëmshme si në aspektin e formimit të Qeverisë, po ashtu edhe në shtimin e percepsionit tek qytetarët se më ketë vonesa po bëhet ndonjë manipulim.
Sipas njohësit të çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, kjo vonesë është pikë së pari vonesë procedurale, mirëpo sipas tij stërzgjatje e saj mund të jetë e dëmshme, për shkak se sipas tij po bëhet vonimi i formimit të institucioneve të vendit.
Por sipas tij kjo vonesë nuk po bëhet për të fituar në kohë deri të sigurohen votat, por që kjo mund të krijoj percepsion të tillë te qytetarët.
Se kjo vonesë po e dëmton edhe vet procesin zgjedhor, mendon edhe Artan Canhasi nga KDI.
Ai tha se kjo gjë po ndodhë për shkak të gabimeve të bëra gjatë numërimit nga komisionarët e partive politike.
Ai shtoi se komisionarët kanë pasur një mungesë të madhe të njohurive elementare për sistemin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.Edhe Canhasi mendon se vonesa nuk po bëhet për shkak të manipulimeve apo edhe që të fitohet në kohë për të bërë sigurimin e votave.
Për më shumë ndiqeni kronikën:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...