Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia duhet të vendosë se në anën se kujt dëshiron të jetë.
Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian do që Serbia të jetë në anën e saj, por që për këtë duhet argument I qartë se ajo ndanë vlera të njëjta me ta, si sundimi i rendit dhe ligjit. Por po ashtu ajo thekson se duhet të qartësohet edhe sa i përket kundërshtimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton B92, transmeton arbresh.info.
Më tej ajo ka theksuar vendet e Ballkanit Perëndimor, pothuajse të gjitha, janë rreshtuar me BE-në për luftën në Ukrainë.
“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje përmes së cilës përfundimisht do të mund të përmbushet premtimi për nisjen e negociatave”.
“Është në dorën e vendeve kandidate se sa shpejtë do të lëvizin në këtë proces”, është shprehur ajo, derisa ka folur për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...