Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Forumin Strategjik të “Bledit”, në panelin e diskutimit tha se Ballkani perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve, lindjes, perëndimit, jugut dhe veriut.
Von der Leyen theksoi se do të jenë reformat që do të ndërmarrin vendet e Ballkanit Perëndimor ato që do të përcaktojnë edhe kohën e integrimit në BE.
Ajo ka përmendur edhe Kosovën në mesin e këtyre sukseseve në kuadër të Ballkanit për planin e rritjes, ku tha se një vit më parë u prezentua plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor, dhe sipas saj puna ka filluar të sjell rezultatet e para.
“Tirana është me aeroportin me rritjen më të shpejt në Evropë. Kosova, reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime, dhe janë lëvduar nga FMN-ja. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit”, tha Von der Leyen.
Ajo foli edhe për ndikimin rus në rajon, duke thënë se udhëheqja aktuale ruse që jeton të shkuarën e refuzon të pranojë këtë realitet të thjeshtë sa herë ka progres drejt pajtimit e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujërat e konflikteve të vjetra./rtk
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...