Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur një turne vizitash në Ballkanin Perëndimor.
Ajo sot po qëndron në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër në mëngjes do të mbërrijë në Kosovë.
“Nesër në mëngjes, von der Leyen do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, e cila do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti”, thuhet në njoftim.
Arsyeja, sipas njoftimit zyrtar, është Rusia dhe ndikimi i saj në Ballkan, gjegjësisht në raport me energjinë dhe manipulimin e tregjeve.
Tutje thuhet se shefja e KE-së do të shprehë mbështetjen e BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor në luftimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket energjisë.
Pas Kosovës, shefja e KE-së do të udhëtojë në Shqipëri ku do të ketë takime me krerët e shtetit atje.
Ndërsa më pas do të udhëtojë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Serbi si dhe në Mal të Zi. /arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?