Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në takimin që po zhvillohet në samitin e Brdos në Slloveni ka deklaruar lidhur me çështjet që përfshijnë Ballanin Perëndimor përfshirë këtu edhe situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës.
Von der Leyen foli për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për targat e automjeteve, raporton arbresh.info
“Marrëveshja për targat e arritur javën e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin për targat ka qenë një mesazh i shkëlqyer që tregon që është e mundur që të dyja palët të ulen në tavolinën e negocimit duke treguar vullnetin për te gjetur një zgjidhje”, tha ajo.
Tutje ajo potencoi faktin se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor.
“Mesazhi i Komisionit është shumë i qartë pikë së pari Ballkani Perëndimor është pjesë e po asaj Evrope siç është BE-ja. Kemi të njëjtën histori, ndajmë të njëjtën histori, pra së bashku të njëjta vlera dhe të njëjtin fat”, tha ajo./arbresh.info/
DOKUMENT| Kjo është Deklarata e Brdos e arritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...