Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një konferencë për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se Marrëveshja e Ohrit është themeli për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është shumë e rëndësishme si Kosova ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e Bashkimi Evropian.
Kurse kryeministri Edi Rama, është pyetur rreth samitit të nesërm ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.
“Procesi i Berlinit nxit vendet për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e Samitit të përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që siç e tha presidentja lidhur me çështjen konkrete, janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, tha ai.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...