Google ADS

Von der Leyen: Duhet ende punë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

12:08 | 26 Tetor 2024
E.K

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi nevojën se duhet të punohet edhe më shumë që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës.

Ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdarë për mallrat nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm në mënyrë që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat. Edhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare, pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për çdo hap”, tha von der Leyen.

Ajo gjithashtu e vlerësoi heqjen e vizave për Kosovën, duke theksuar se kjo tregon se “sa shumë mund të arrijmë kur punojmë së bashku”

“Kosova ka pasur një sukses të madh, heqjen e vizave. Kjo tregon sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë. E di që vitet e fundit, Kosova ka punuar shumë për të forcuar sundimin e ligjit. Ne mandatin tim të dytë zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendës, do të punojmë shumë ngushtë së bashku. Plani i rritjes është i planifikuar që ti sjellë vendet e rajonit më afër me tregun tonë të përbashkët. Kosova ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë agjendë”, shtoi tutje ajo./Arbresh.info


Të ngjashme