Anëtarja e Parlamentit Evropian si dhe raportuesja e përhershme për Kosovën Viola Von Cramon – Taubadel, ka treguar se çfarë ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit të tyre.
Von Cramon tregoi nëse gjatë takimit me Kurtin e kishte pyetur atë për Asociacionin e komunave serbe.
Ajo u shpreh se kishte folur për të gjitha temat në përgjithësi, përfshirë këtu edhe asociacionin, shkruan arbresh.info.
“Natyrisht që kemi folur për dialogun dhe procedurën e tij si të merret me dialogun por nuk jemi ndalur në asnjë çështje specifikisht”, u shpreh ajo.
Von Cramon tha se pret që të dyja palët, Kosova dhe Serbia sa më shpejt të arrijnë një përafrim të pozicioneve.
“Presim nga të dyja palët që të ngritin pritshmeritë e tyre dhe shpresoj që në muajt e ardhshëm do të shohim një ngushtim dhe afrim të pozicioneve dhe është një gjë që bëhet nëpërmjet negociatave”, u shpreh ajo. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...