Von Cramon, të hënën nis vizitën katërditore në Kosovë

13:07 | 12 Janar 2024
A Z

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.

Vizitën e saj do ta nisë të hënën më 15 janar, kur edhe do të mbajë një konferencë për media.

Von Cramon ka qenë e zëshme në mbështetje të Kosovës për çështjen e vizave, ashtu edhe për situatën me Serbinë në përgjithësi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme