Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para takimit në Ohër.
Von Cramon shkroi në Twitter se ajo përsëriti mbështetjen e saj për planin evropian dhe inkurajoi Kurtin që të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin, shkruan arbresh.info
Siç shton ajo, zbatimi do të kontribuojë në gjurmimin e rrugës përpara të Kosovës drejt BE-së.
“Diskutimi në kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun dhe takimin e radhës në Ohër. Duke ritheksuar mbështetjen e plotë për planin e BE-së për marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe duke u dhënë inkurajim për të gjetur një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi kjo do të me të vërtetë do i hapë rrugën Kosovës për në BE”, ka shkruar Von Kramon.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.
Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimet e ndara do të zhvillohen duke filluar në ora 10:00.
“Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
lexo edhe:
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation