Google ADS

Von Cramon: Shpresoj që SHBA-të ta mbajnë fjalën se nuk ka plan sekret për Kosovën

09:13 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Raportuesja në Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, sot në Twitter ka shpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbajnë fjalën.

Mbrëmë Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, përmes një deklarate të përbashkët kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Në atë deklaratë thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë reagoi sot Viola von Cramon, raportuese në Parlamentit Evropian për Kosovën.

“Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbahet fjalëve se nuk ka plan sekret dhe as nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar Von Cramon.

Viola von Cramon

@ViolavonCramon

We can only hope that the US after creating this state’s mess in does stick to its word no @JosepBorrellF https://www.state.gov/joint-statement-of-special-presidential-envoy-richard-grenell-ambassador-philip-kosnett-and-special-representative-for-the-western-balkans-matthew-palmer-on-kosovo/ 

Joint Statement of Special Presidential Envoy Richard Grenell, Ambassador Philip Kosnett, and…

The United States stands with the people of Kosovo.  We commend the continued efforts of the health professionals and others who are working hard, at great risk, to reduce the progress of COVID-19 in…

state.gov

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme