Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar lidhur me veprimet e Qeverisë së Serbisë për pasivizimin e adresave të banimit të shqiptarëve në Serbi në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si formë për pasivizimin e shtetësisë.
Përmes një postimi në Twitter Von Cramon ka shkruar se, “depasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon siç e tregon qartë edhe kjo tabelë. Kjo ndodh në një rajon të populluar kryesisht nga shqiptarët në jug të Serbisë. Si dhe pse qytetarët e zakonshëm mund tu hiqen të drejtat e tyre themelore?”.
#Depassivisation of Serbian citizenship continues as this table clearly shows. This takes place in a predominantly Albanian-populated region in the South of #Serbia. How and why can ordinary citizens get ripped off their basic rights? @coe @OSCE_Serbia https://t.co/QYqUut3d2Y
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) December 20, 2021
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se pasivizimi i adresave të shqiptarëve është duke u bërë me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Luginën e Preshevës.
Sipas Kamberit, “tash, në shumicën e rasteve, kjo është për ata që kanë të drejtë vote. Në Bujanoc dhe në Preshevë nuk kemi statistikë të saktë, por është një proces, i cili, pavarësisht që po zhvillohet, nuk e ka dinamikën që e ka pasur në Medvegjë. Në Medvegjë është rrezikshëm. Faktikisht është legalizuar pastrimi etnik, i cili ka ndodhur në vitin 1999 [gjatë luftës në Kosovë]. Tash, edhe me shlyerjen e adresave, po shlyhet elementi shqiptar në këtë komunë”.
Ndërsa kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Serbi, Ragmi Mustafi ka deklaruar se, “Serbia ende po përpiqet të realizojë idenë e një shteti etno-kombëtar dhe të bashkoj të gjithë serbët përmes margjinalizimit sistematik të të gjitha pakicave”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...