Von Cramon: Pyeteni Emmanuel Macronin pse nuk po i heqë vizat për Kosovën

11:09 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është kundërpërgjigjur të përzgjedhurit të Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi i cili e kritikoi BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Von Cramon ka thënë se i takon Këshillit Evropian që të vendos për këtë çështje.

“Siç ia kam shpjeguar Richard Grenellit i takon Këshillit Europian të vendosë për këtë çështje. Për fat të keq. Por, nëse djema dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu merrni në telefon dhe pyesni Emmanuel Macronin pse nuk është i gatshëm t’i heq vizat për Kosovën dhe do të habiteni me përgjigjen e tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme