Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka theksoi se masat që po përgatiten në Bashkimin Evropian ndaj Serbisë, për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve të Serbisë dhe se futja e tyre varet nga bashkëpunimi i pakushtëzuar i Serbisë në hetim.
Eurodeputetja Von Cramon beson se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kontrollon shumë gjëra që ndodhin në vend dhe se është e vështirë të besohet se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte për blerjen e armëve apo organizimin e grupit që ishte në Banjskë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë për gazetën serbe “Nova”, ka theksuar se çdo masë duhet të dëmtojë regjimin në pushtet në Serbi. Ajo ka theksuar se janë të arsyeshme kritikat se Bashkimi Evropian shpeshherë është treguar i butë ndaj Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë.
Sipas saj, ndaj Serbisë po përgatiten masa ndëshkuese, por ka theksuar se nuk mund të jap detaje pasi gjithçka ende është konfidenciale dhe po zhvillohen diskutime.
Eurodeputetja ka thënë se këto masa nuk janë ndaj qytetarëve të Serbisë.
“BE-ja, thënë më vrazhdë, ka dy pika kryesore për Serbinë – paratë dhe regjimin e udhëtimit falas për qytetarët. Rivendosja e vizave do të prekte më së shumti qytetarët e thjeshtë dhe kjo është arsyeja pse në përgjithësi jam kundër. Ne duhet të godasim aty ku do të dëmtojë regjimin në pushtet – dhe ky është reduktimi i parave nga fondet e BE-së”, ka deklaruar ajo.
Lidhur me sulmin terrorist serb në Banjskë dhe pretendimet se pushteti serb është përfshirë në konfliktin e armatosur, Von Cramon thotë se ende ka shumë pyetje pa përgjigje.
Eurodeputetja ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Në përgjithësi, do të dëshiroja që bisedimet Serbi-Kosovë të përfundojnë dhe të gjithë ne të ecim përpara sepse pengon pengjet e të dyja shoqërive të merren me çështje ekzistenciale”, ka theksuar ajo./rtk
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...