Von Cramon: Mirë të shohësh që Kosova po i trajton qytetarët në veri në mënyrë transparente

14:47 | 1 Shtator 2022
A. B.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon në një postim në Twitter ka shkruar lidhur me çështjen e reciprociteti për targat.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti është duke i trajtuar në mënyrë transparente qytetarët në veri.

“Mirë të shohësh që kryeministri Albin Kurti është duke i trajtuar në mënyrë transparente qytetarët në veri të Kosovës. Të gjithë kemi nevojë të komunikojmë me qytetarët tonë, për të ulur boshllëqet në shoqëri dhe për të ulur sfidat ndëretnike”, ka thënë Von Cramon.

Ajo ka shtuar se “kështu ne mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë në tërë Kosovën”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme