Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor.
Në katër vjetorin kur Komisioni Evropian për herë të dytë konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, Von Cramon u shpreh se BE-ja duhet menjëherë të heq vizat për kosovarët.
Ajo këtë e bëri përmes një postimi në Twitter.
“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet menjëherë t’u jepet liberalizimi i vonuar i vizave për qytetarët e Kosovës. Koha është tani dhe Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë!”, ka shkruar Von Cramon. /arbresh.info/
If #EU 🇪🇺 wants to be credible globally, it has to start delivering primarily in the #WesternBalkans.
To restore our credibility,🇪🇺 should immediately grant the long overdue #visaliberalisation to #Kosovo citizens.
The time is now & @EUCouncil should deliver it with no delay! https://t.co/f7AGh1myK4
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 18, 2022
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...