Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së tre personave në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.
“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.
Von Cramon ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.
“Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar më tutje ajo./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...