Derisa pritet që Këshilli Evropian, më 18 tetor, të diskutojë çështjen e liberalizimit të vizave, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, thotë se Franca dhe Holanda nuk parashihet që ta bllokojnë këtë çështje.
Sipas Cramon, nuk është në interesin e asnjërës prej këtyre dy shteteve që ta bllokojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ajo që unë mund të them është se Franca nuk është një vend që mund ta bllokojë atë çështje. Unë mendoj gjithashtu se Holanda ka lëvizur shumë. E di që edhe vendet e tjera do të jenë gati”, tha ajo për T7.
Megjithatë, raportuesja për Kosovën nuk është ende e sigurt nëse kjo do të mjaftojë për ta shtyer çështjen e vizave sa më përpara, mirëpo shpreh se njerëzit me të cilët ajo ka pasur kontakte janë shumë optimistë.
“Disa vende kanë zgjedhje e disa të tjera nuk kanë as qeveri momentalisht. Pra, a do të mjaftojë kjo për ta shtyer këtë çështje? Nuk e di. Por, njerëzit me të cilët kam folur janë shumë optimistë”, tha ajo.
Cramon komentoi edhe mundësinë për një kornizë të re në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë e këtyre raportimeve.
“Edhe nëse këto janë spekulime, çdo spekulim mund të jetë pak i vërtetë. Megjithatë, unë nuk mund t’i konfirmoj ato”, tha Cramon.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë