Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se në propozimi evropian për të cilin janë dakorduar Kosova dhe Serbia mund t’i bindë shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.
“Edhe pse ende mungon nënshkrimi final, kjo përbën një sukses të madh politik për Bashkimin Evropian por edhe për tërë rajonin”,ka thënë Viola von Cramon për Deutsche Welle në gjuhën serbe, duke i rikujtuar tensionet e muajve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Politika gjermane nga radhët e të gjelbërve thotë se është e bindur që një tekst i tillë i planit franko gjerman mund t’i bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që Kosova të niset formalisht drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...