Von Crammon pas marrëveshjes për dokumente shpreson për një marrëveshje përfundimtare

18:40 | 27 Gusht 2022
E.H

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifukuese, me të cilën tani e tutje, Serbia pranon dokumentet kosovare, pa asnjë pengesë për udhëtim.

“Më vjen mirë që një marrëveshje është arritur nën udhëheqjen e BE-së, me mbështetjen e qartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar”, ka shkruar Von Cramon.

Von Cramon shprehu dëshirën që kjo marrëveshje të përcillet me një marrëveshje për targat, si dhe me një gjithëpërfshirëse.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, u shpreh ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme