Google ADS

Volvo zgjeron prodhimin e automobilave në Indi

16:30 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Në fabrikën, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Bangalor, deri në fund të vitit 2017 do të fillojë prodhimi i modelit Volvo XC90.

Volvo planifikon që këtë vit të shtojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve të veta, ndërsa shansin po e kërkon në tregjet e zhvillimit të shpejtë, siç janë ai kinez dhe indian.

Për dallim nga Kina, në të cilën tashmë prodhon automobilat e vet, kompania deri më tash nuk ka pasur fabrikë në Indi.

Por, duke iu falënderuar subvencioneve të autoriteteve indiane, Volvo deri në fund të vitit në fabrikën në jug të vendit do të fillojë prodhimin e modeleve XC90, ndërsa është paraparë që aty të bëhen edhe modelet tjera të bazuara në platformën mekanike SPA.

“Fillimi i prodhimit të automobilave Volvo në Indi është i rëndësishëm për kompaninë tonë, me qëllim të rritjes së shitjes dhe pjesëmarrjes së tregut në këtë vend”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Hokan Samuelson.

Volvo në vitin 2016 ka shitur në Indi mbi 1.400 automjete, që paraqet rritje prej 24 për qind në krahasim me vitin 2015. Plani është që deri në vitin 2020 të dyfishohet pjesëmarrja e kompanisë në tregun e Indisë të automobilave premium, e cila tash është 5 për qind./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme