Kandidati kryesor për president të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është zotuar se nëse zgjidhet në krye të shtetit, do ta organizojë një referendum për atë se a duhet të anëtarësohet shteti i tij në NATO apo jo.
Zelensiky, i cili me profesion është aktor i komedive, është duke prirë në garën për president kundër presidentit aktual, Petro Poroshenko. Ai ka thënë se Ukraina e ka zgjedhur në mënyrë të qartë rrugën drejt Evropës. Sidoqoftë, sipas tij, është shumë e rëndësishme që për anëtarësimin në NATO të ketë konsensus gjithëkombëtar.
“Është e qartë që NATO-ja nënkupton siguri dhe nivel të lartë të ushtrisë, por unë dua ta bashkoj vendin”, tha ai.
Zelenskiy shtoi se do të bënte përpjekje që t’ua ndërrojë përshtypjen për NATO-n popullsisë që jeton në pjesën lindore të Ukrainës.
“Do të bëj thirrje të përditshme përmes videos për rajonet lindore që t’iu tregoj se NATO-ja nuk është një bishë që do t’i përpijë”, tha kandidati për president.
Edhe kundërkandidati i tij, Petro Poroshenko, ka bërë thirrje për anëtarësim të Ukrainës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndonëse një gjë e tillë është vështirë e arritshme për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe konfliktit të armatosur me separatistët e mbështetur nga Rusia, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës