Është arrestuar një person në Podujevë, pasi që dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes.
Siç njofton Policia e Kosovës, B.S., 62 vjeç dyshohet se nga një furgon i parkuar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ka vjedhur një sasi të parave, transmeton Arbresh.info.
Vetëm pak minuta pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe i janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person për vjedhje
Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.
Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave.
Personi i arrestuar, B.S, mashkull, 62 vjeç, dyshohet se nga një furgon i parkuar, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ka vjedhë një sasi të parave.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...