Një person është arrestuar pasi dyshohet se në një pikë të karburantit në Gjilan nën kërcënimin e thikës ka grabitur një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari F.S 49-vjeçar është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Grabitje”, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti sot me datën 28.05.2024 rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e mjetit të ftohtë (thikë) nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular duke u larguar më pas nga vendin i ngjarjes.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...