Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi në një lokal pasi ka godit me thikë një grua, ka grabitur një shumë të parave.
Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është arritur të identifikohet e arrestohet, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari, i cili e ka pranuar kryerjen e veprës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prizren 08.10.2023 – 14:00. Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...