Vodhi një veturë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

11:24 | 19 Gusht 2024
E.H

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur një veturë në rrugën “Rexhep Elezi” në Gjilan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa vetura i është kthyer pronarit.

“Rr. Rexhep Elmazi, Gjilan / 18.08.2024 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka vjedhur veturën e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme